• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit në MIA edhe sot në protestë i shprehën pakënaqësitë për shkak të mosveprimit për kërkesat e tyre

Të punësuarit në MIA edhe sot në protestë i shprehën pakënaqësitë për shkak të mosveprimit për kërkesat e tyre

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Të punësuarit në Agjencinë Informative Mediatike - MIA sot përsëri e shprehën pakënaqësinë nga mosveprimi për kërkesat e tyre. 

Të punësuarit për të gjashtën herë dolën në protestë paralajmëruese, të mbështetur nga SPGPM, për shkak të asaj që kërkesa e tyre për rritjen e pagave nuk u gjet në rend dite në mbledhjen e qeverisë të mbajtur më 1 gusht 2023. Përveç rritjes së pagës, gjithashtu kërkojnë edhe harmonizimin e shpenzimeve për jetë. 

Gazetarët dhe punonjësit mediatikë në MIA përsëritën se po shqyrtohen të gjitha opsionet për radikalizimin e protestës nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, por për këtë do të bisedohet në mbledhjen e ardhshme të të punësuarve të caktuar për të hënën në orën 11. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR