• e diel, 22 dhjetor 2024

Të punësuarit në Institucionin Avokati i popullit paralajmërojnë protestë për javën e ardhshme

Të punësuarit në Institucionin Avokati i popullit paralajmërojnë protestë për javën e ardhshme

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Javën e ardhshme të punësuarit në institucionin e Avokatit të popullit dalin në protestë për shkak se tashmë një periudhë të gjatë kohore jemi të përballur me një raport injirues nga ana e institucioneve shtetërore, Qeverisë dhe Kuvendit, paralajmëroi sot zëvendësi i Avokatit të popullit, Jovan Andonovski, i cili e arsyetoi Raportin vjetor të Avokatit të popullit për shkallë e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut 2022 në kuadër të mbledhjes së 115-të plenare në Kuvend.

"Siç mund të shihni sot këtu nuk është askush nga Qeveria edhe pse është e obligueshme prania e ministrave qeveritarë të cilët duhet të përgjigjen në propozimet dhe rekomandimet tona, por edhe për shkak se një periudhë të gjatë kohore institucioni lufton me Qeverinë dhe me Kuvendit të sigurojë pavarësi organizuese dhe financiare", tha Andonovski.

Edhe në Raportin e fundit të KE-së dhe në skrining, theksoi zëvendësi i Avokatit të popullit, ka hyrë se institucionit Avokati i popullit duhet t'i mundësohet pavarësi funksionale organizuese dhe financiare.

Sipas tij, kjo që po ndodhë me institucionin Avokati i popullit është precedent dhe me siguri do të jemi shteti i vetëm në Evropë në botën bashkëkohore demokratike ku protestojnë kundër institucioneve të shtetit.

Për këtë Raport për vitin 2022 të Avokatit të popullit folën vetëm deputetë nga opozita.

Foto: Printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR