• e enjte, 07 nëntor 2024

Të punësuarit në DAP do të duhet të kthejnë para sepse me marrëveshje të lidhura në mënyrë të paligjshme kanë marrë pagë më të madhe

Të punësuarit në DAP do të duhet të kthejnë para sepse me marrëveshje të lidhura në mënyrë të paligjshme kanë marrë pagë më të madhe

 Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Gjithsej 129 të punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) do të duhet t'i kthejnë paratë, pasi që nga 12 shkurti i këtij viti kanë marrë paga më të larta me marëveshje të lidhura në mënyrë të kundërligjshme. Ata kanë qenë nëpunës administrativë, por gjatë procesit zgjedhor kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat janë bërë nëpunës tatimorë. Vendimi për nënshkrimin e marrëveshjes  ka qenë kolektiv dhe i paligjshëm, ka konstatuar  Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP), i cili ka kryer inspektime pas emërimit të drejtoreshës së re të të DAP-it, Elena Petrova. ISHP për shkak të këj ka urdhëruar Petrovën t'i anulojë marrëveshjet e këtyre 129 të punësuarve. Dëmi financiar nga e gjithë kjo situatë arrin në rreth 18 milionë denarë.

Siç informoi Petrova në brifing me gazetarët, DAP-i për momentin kërkon një zgjidhje më të përshtatshme për 129 të punësuarit  që sot duhet të nënshkruajnë marrëveshje të reja për nëpunësit tatimorë. Një nga opsionet është madje edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të re kolektive ose një aneks të asaj ekzistuese, për çfarë është biseduar edhe me shoqatat sindikale. 

 DAP-i theksoi drejtoresha, pret edhe përgjigje nga ISHP që të zgjidhet "pa dhimbje" problemi i ndodhur, për të cilin, thekson,  të punësuarit nuk janë aspak fajtorë.  Qëllimi, tha, ndoshta ka qenë i mirë, që të kemi paga më të larta, por ka humbur kuptimin për shkak të paligjshmërisë.

 Me marrëveshjet e reja, ndërkaq,  do të nënshkruhen, secili prej këtyre 129 të punësuar do të marrë pagë sipas vendit të punës. Siç ka nënvizuar Petrova, të punësuarit praktikisht do të marrin vendime për nëpunës tatimorë, sepse Ligji aktual  për DAP-in nuk parasheh nëpunës administrativë, për çka ka pasur mendim negativ edhe nga ish Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

 "Ish-drejtoresha  e DAP-it ka marrë vendim dhe akte që janë të paligjshme dhe për shkak të të cilave brenda tani kemi kaos në organizimin e disa proceseve të punës dhe po përballemi me korrigjimin e pasojave. Paligjshmëritë dhe parregullsitë formale ligjore i ka konstatuar edhe KSHPK nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Për momentin jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhër të Inspektoratit të Punës që më urdhëron të anuloj vendimin me të cilin ish-drejtoresha e DAP-it  në shkurt i ka unuluar marrëveshjet  për punësim të të gjithë të punësuarve në DAP,  ndërsa njëherit u ka urdhëruar që të vazhdojnë të punojnë deri në lidhjen e marrëveshjeve të reja sipas rregullores së re të brendshme. Anulimi i këtij vendimi tani nënkupton anulimin e të gjitha pasojave juridike të tij, pra do të thotë se do të anulohen marrëveshjet me të punësuarit të lidhura pas shpalljes së zgjedhjeve, që ka ndikim edhe në pagat e paguara për të punësuar të caktuar të cilët kanë marrë pagë më të lartë me  me ndryshimin e statusit të tyre. Të punësuar më të prekur në DAP tani janë të ekspozuar  në vuajtjen e pasojave nga vendimi i ish-drejtoreshës së DAP-it. Proceset e anulimit marrëvshjeve të vjetra dhe lidhjes së marrëveshjeve të rej me të gjithë të punësuarit në DAP kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor", theksoi Petrova.

 E gjithë kjo, sipas saj, mund të ishte shmangur nëse do të respektoheshin afatet ligjore.

 "Sipas ndryshimeve në Ligjin për DAP-in, këto akte në DAP është dashur të miratohen brenda afatit ligjor deri më 3 nëntor të vitit 2023, ndërsa janë miratuar me vonesë më 9 shkurt të këtij viti në prag të periudhës zgjedhore. Pëlqimi nga MSHIA  për këto rregullore është dhënë në bazë të një lloj manipulimi dhe futjen e vendeve të punës në rregulloret që nuk ka pasur për qëllim të plotësohen dhe nuk janë plotësuar. Pëlqimi është dhënë në të njëjtën ditë, më 9 shkurt, kur ministri që e ka nënshkruar është shkarkuar, që përbën një rrezik moral dhe politik. Kjo hedh një njollë të zezë në të gjithë procesin dhe i gjithë procesi i harmonizimit të të gjithë të punësuarve në DAP sipas statusit dhe pagës e ka humbur kuptimin dhe qëllimin e tij të mirë pikërisht për shkak të keqmenaxhimit, veprimit të parakohshëm jashtë afateve ligjore, ndërsa më pas të pamatur  dhe veprime të nxituara, parregullsi dhe paligjshmëri formale dhe juridike", sqaroi Petrova.

Foto/video: MIA 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR