• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit e pesë universiteteve publike në protestë paqësore kërkuan nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe barazimin me UKIM-in.

Të punësuarit e pesë universiteteve publike në protestë paqësore kërkuan nënshkrimin e marrëveshjes kolektive dhe barazimin me UKIM-in.

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive të pesë universiteteve publike dhe barazimi i të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive me Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup kërkuan në protestën e sotme paqësore anëtarët e sindikatave të universiteteve në Manastir, Tetovë, Shtip, Ohër dhe "Nënë Tereza" në Shkup.

Ata e përshëndetën nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjes kolektive të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" nga Shkupi, por në të njëjtën kohë theksuan në statusin e pabarabartë të pesë universiteteve të tjera publike në vend.  Konsiderojnë se janë injoruar dhe diskriminuar nga Qeveria dhe Kuvendi në raport me UKIM-in,  të punësuarit e të cilëve me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive nga ky muaj do të marrin rritje të pagave prej rreth  22 për qind. 

Të punësuarit në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë Informative "Shën Apostull Pavle" nga Ohri u dërguan mesazh institucioneve kompetente se po zbatojnë diskriminim nda tyre dhe katër institucionet e tjera publike të arsimit të lartë.

 "Ne kemi të njëjtin status dhe kryejmë një veprimtari shoqërore identike. Me këtë protestë dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë dhe gjithashtu të kërkojmë nënshkrimin edhe të marrëveshjeve tona kolektive ose gjetjen e kornizës ligjore për qasje në marrëveshjen kolektive nga UKIM-i. Në të kundërtën, në koordinim me katër universitetet e tjera publike në shtet, do t'i përcaktojmë hapat e ardhshëm për vazhdimin e kësaj greve, deri në përmbushjen e kërkesave tona", tha Igor Joveski, kryetar i sindikatës të të punësuarve të Universitetit "Shën Apostulli Palvle", nga Ohri.

 

Mbështetje sindikatës së Universitetit  "Shën Klimenti i Ohrit" të Manastirit  i dha rektori Igor Nedellkovski, i cili theksoi se sot për vizitë është kryeministri teknik Talat Xhaferi, të cilit i ka theksuar se një situatë e tillë, pa dalli cilat janë arsyet, do të thotë jo vetëm një akt ligjor të diskriminimit,  por edhe zhvlerësim.

 Ai tha se ka marrë mesazh nga kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, në të cilin thuhet se në koordinimin e sotëm të grupeve parlamentare kanë marrë vendim që të propozohen ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës të të punësuarve në institucionet e arsimit të lartë publik, me çfarë do të sigurohet rritje adekuate të pagave për të gjithë.

Edhe të punësuarit në Universitetin Shtetëror në Tetovë, mes të cilëve edhe tre deputetë aktualë,  para godins së Rektpratit shprehën pakënaqësinë e tyre për mosnënshkrimin e marrëveshjeve kolektive  dhe kërkuan nga Kuvendi, para së gjithash para se të shpërndahet të nënskruhet marrëveshja kolektive. 

 "Kryetarit të sindikatës i kemi dhënë  një kopje për plotësimin e Ligjit për Arsim të Lartë. Në të njëjtën kohë, të solidarizohemi me protestën dhe të ofrojmë një zgjidhje sepse jemi pjesë e kësaj familjeje, por jemi edhe pjesë e politikës dhe të gjejmë një zgjidhje për këtë çështje. Kjo është ende një çështje e hapur, por presim që këtë javë të miratohet një Propozim vendim", deklaroi Arbër Ademi.

 Sindikatat, sipas kryetarit të Universitetit të Tetovës, Shefket Dehari, janë të bashkuar dhe ndajnë të njëjtin mendim se mosnënshkrimi i marrëveshjes kolektive me pesë universitetet publike dhe llogaritja e pagave të të punësuarve janë injoruar dhe diskriminuar kundër nga Kuvendi dhe Qeveria.

"E përshëndesim nënshkrimin e marrëveshjes kolektive mes të kryetarit të Kuvendit dhe Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" Shkup, dhe si rezultat i këtij vendimi të Qeverisë për rritjen e pagave të të punësuarve të këtij universiteti, por njëkohësisht i porosisim këto  institucione se po zbatojnë standarde të dyfishta, diskriminim dhe pabarazi në pesë universitetet e tjera publike në vend, sepse  për të gjitha universitetet vlen i njëjti Ligj për Arsim të Lartë, prandaj edhe të ardhurat e të punësuarve të këtyre universiteteve duhet të jenë të barabartë" theksoi Dehari.

 Kryetari i Sindikatës në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip, Andon Majhoshev ka theksuar se janë në kërkim të mënyrës për të barazuar të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të pesë universiteteve publike në shtet.

 Mesazh se autoritetet zbatojnë standarde të dyfishta, diskriminim dhe pabarazi ka dërguar edhe nga protesta para Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup, kryetari i të cilit Avni Avdiu në një deklaratë për MIA-n theksoi se po shprehin qëndrimin dhe indinjatën e tyre se janë të injoruar dhe diskriminuar nga Kuvendi dhe Qeveria,  pasi   marrëveshje kolektive është  nënshkruar vetëm me Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi".

Nëse nuk përmbushen  kërkesat e sindikatave të pesë universiteteve publike, aktivitetet e ardhshme do të përcaktohen në konsultim me anëtarësinë më të gjerë. Në këto universitete janë 1.500 të punësuar, ndërsa UKIM ka gjithsej 3.200 të persona të punësuar.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR