• e martë, 24 dhjetor 2024

Të paktën tetë të vdekur në vërshimet në Evropë

Të paktën tetë të vdekur në vërshimet në Evropë

Varshavë, Pragë, Vjenë, 16 shtator 2024 (MIA) – Numri i të vdekurve në vërshimet në Evropën qendrore dje u rrit në tetë, pasi mijëra njerëz ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në Poloni, Çeki, Austri dhe Rumani.

Cikloni “Boris”, solli shira të mëdha nga Austria deri në Rumani, që shkaktoi vërshimet më të mëdha në gati tre dekada në zonat e goditura rëndë të Çekisë dhe Polonisë. 

Mijëra shtëpi ishin dëmtuar gjatë fundjavës, urat janë marrë, ndërsa të paktën 250.000 amvisëri, kryesisht në Çeki, mbetën pa rrymë.

Një person është mbytur të dielën në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës i cili mori pjesë në operacionet e shpëtimit humbi jetën në Austri, ndërsa edhe dy humbën jetën në Rumani, ku vërshimet morën katër jetë të shtunën. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR