• e mërkurë, 08 maj 2024

Të paktën pesë persona humbën jetën në tornado në jug të Kinës

Të paktën pesë persona humbën jetën në tornado në jug të Kinës

Pekin, 28 prill 2024 (MIA) - Pesë persona humbën jetën dje në tornado në metropolin jugor kinez Guangzhu, informon DPA. Agjencia e lajmeve Sinhua sot informon se 33 persona janë lënduar në motin e ligë.

Sipas të dhënave zyrtare, tornadoja ka shkaktuar dëm në 141 kapacitete prodhuese, por asnjë ndërtesë banesore nuk është rrënuar. 

Sipas Sinhua, puna e shpëtimtarëve tani kryesisht ka përfunduar. Gjatë tornados, stacioni meteorologjik në rajonin Baijun shënoi shpejtësi të erës prej mbi 20 metra në sekond. 

Para vetëm një jave, Guanzhu dhe provinca përreth Guangdog ishin goditur nga shiu i rrëmbyeshëm, me çka humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa më shumë se 100.000 banorë ishin evakuuar. 

Guangzhu ka popullatë prej mbi 18 milionë njerëz. Kryeqyteti i provincës Guangdong është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Kinë. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR