• e diel, 08 shtator 2024

Të paktën dy viktima dhe 100 të lënduar pasi tajfuni Jagi e goditi Kinën jugore

Të paktën dy viktima dhe 100 të lënduar pasi tajfuni Jagi e goditi Kinën jugore

Shengjen, 7 shtator 2024 (MIA) – Të paktën dy persona humbën jetën në Kinën jugore pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe erërave të shkaktuara nga supertajfuni Jagi.

Siç bëri të ditur DPA, të paktën 92 persona janë lënduar.

Dy rastet e vdekjes kanë ndodhur në qytetin Dingan në ishullin Hainan.

Jagi dje arriti në tokë në Hainan dhe disa pjesë të provincës tokësore fqinje Guangdong dhe shpërtheu gjatë natës.

Më shumë se 2.200 punëtorë ishin mobilizuar që ta kthenin rrymën për mbi 1,5 milionë amvisëri të goditura në Hainan. 

Jagi paraprakisht i shkretoi Filipinet, ku humbën jetën të paktën 16 njerëz. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR