• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet e zyrave të politikanëve në Pakistan një ditë para zgjedhjeve

Të paktën 30 persona humbën jetën në sulmet e zyrave të politikanëve në Pakistan një ditë para zgjedhjeve

Kveta, 7 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën 30 persona humbën jetën në  shpërthime të veçanta në zyrat e politikanëve në Pakistanin jugperëndimor në provincën Beluxhistan, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, njoftuan autoritetet vendase.

Sulmi i parë, në të cilin humbën jetën të paktën 18 persona, ndodhi në zonën Pashin në provincën Beluxhistan në hapësirat e kandidatit të pavarur, deklaroi zëdhënësi i pushtetit lokal, Jan Açakzaj.

Një tjetër sulm kishte në shënjestër zyrën e partisë islamike Xhamiat Ulema, gjithashtu në Beluxhistan. Të paktën 12 persona humbën jetën në të.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa disa janë në gjendje kritike.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet, të cilat u dënuan nga ministrja e Brendshme e Pakistanit, Gohar Ejaz.

Sulmet erdhën edhe kur dhjetëra mijëra forca sigurie u vendosën në të gjithë Pakistanin përpara zgjedhjeve për shkak të sulmeve në rritje militante, veçanërisht në Beluxhistan, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin.

Sulmet më së shpeshti i kryejnë  talebanët pakistanezë dhe Ushtria Çlirimtare e shpërbërë e Beluxhistanit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR