• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 26 persona janë vrarë në shpërthimet afër selisë së kandidatëve para zgjedhjeve në Pakistan

Të paktën 26 persona janë vrarë në shpërthimet afër selisë së kandidatëve para zgjedhjeve në Pakistan

Karaçi, 7 shkurt 2024 (MIA) - Në dy shpërthime në afërsi të shtabeve zgjedhore të kandidatëve në provincën jugperëndimore pakistanieze Beluxhistan, sot janë vrarë të paktën 26 persona, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në këtë vend aziatik.

Në sulmin në Pishin, rajon në ishullin Beluxhistan në afërsi të kufirit me Afganistanin, jetën kanë humbur të paktën 15 persona, ndërsa 30 janë plagosur, kumtuan autoritet lokale.

Shpërthimi ka ndodhur para zyrës së shtabit zgjedhor të kandidatit të pavarur dhe ish ministrit provincial Asfandijar Kan Kakar, kumtuan persona zyrtarë, duke shtuar se ai nuk është lënduar nga shpërthimi.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në Kila Saifula, në afërsi të selisë së Maulana Abdul Vasi, kandidat i Xhamijat Ulema Islam (JUI), parti fetare, e cila më herët ishte cak i sulmeve militante, deklaroi Jasir Baz, shef i administratës lokale. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulm, kumtuan persona zyrtarë.

Pakistani do të mbajë zgjedhje në kohë të rritjes së sulmeve militante në muajt e fundit dhe burgosjen e Imran Kan, fituesin e zgjedhjeve të fundit kombëtare, i cili dominoi në ballina.

Ende asnjë grup nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për shpërthimet. Disa grupe, duke përfshirë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Beluxhistanit (BLA), grup i ndaluar separatist, grupi militant islamik Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP) dhe Shteti Islamik (IT) kanë kryer sulme muajt e fundit në rajon.

Sulmi ka ndodhur kur partitë politike kanë përfunduar fushatën, respektivisht gjatë heshtjes zgjedhore, të caktuar me rregullat zgjedhore një ditë para zgjedhjeve. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR