• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa 280.000 kanë mbetur pa kulm mbi kokë nga fillimi i i reshjeve të mëdha në Filipine

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën, ndërsa 280.000 kanë mbetur pa kulm mbi kokë nga fillimi i i reshjeve të mëdha në Filipine

Manila, 25 korrik 2025 (MIA) - Pas shirave monsune dhe përmbytjeve në Filipine, stuhia tropikale Komaj (e quajtur "Emong" në Filipine) e përkeqësoi më tej situatën në pjesën veriore të vendit sot, raportoi DPA.

Të paktën 30 rrëshqitje toke u regjistruan në qytetin Bagio, rajoni administrativ Kordilera, njoftuan autoritetet lokale. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 25 persona kanë vdekur në të gjithë vendin që nga fillimi i shirave të rrëmbyeshëm rreth një javë më parë. Shumë nga viktimat janë mbytur.

Gjithsej, rreth tre milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe rreth 280,000 kanë mbetur pa strehë.

Më shumë se 24,000 shkolla janë mbyllur, raportuan mediat filipinase. Ndërtesat shkollore u përdorën si qendra evakuimi në 10 rajone të kombit ishullor.

Stuhia tropikale Vifa shkaktoi kaos në Filipine dhe pjesë të tjera të Azisë Juglindore në mesin e korrikut. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR