• e diel, 23 shkurt 2025

Të paktën 24 të vdekur në zjarret në Los Anxhelos

Të paktën 24 të vdekur në zjarret në Los Anxhelos

Los Anxhelos, 13 janar 2024 (MIA) - Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në zjarret pyjore që vazhdojnë ta shkatërrojnë rajonin Los Anxhelos në shtetin federal amerikan Kalifornia, njoftuan autoritetet amerikane civile.

Gjashtëmbëdhjetë nga viktimat janë të ndërlidhura me zjarrin Iton në afërsi të Pasadenës, ndërsa tetë të tjera me zjarrin Palisedejs në zonën Pacifik Palisedejs.

Nga e marta ka disa zjarre të mëdha në rjaonin, por këto dy janë më të rëndat, transmeton DPA.

Autoritetet lokale druajnë se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet, sepse mund të kalojnë disa ditë para se shërbimet për raste emergjente të qasen të sigurt deri te të gjitha zonat e prekura nga zjarret.

Zjarrfikësit po përgatiten që erërat e forta të kthehen në ditët në vijim, duke përkeqësuar atë që autoritetet thonë se mund të jetë një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e SHBA-së.

Shërbimi meteorolgojik amerikan ka parashikuar shpejtësi të erës deri në 110 kilometra në ditë për të dielën, që, në kombinim me vegjetacionin e thatë, kontribuon për përhapje të shpejtë dhe të paparashikueshme edhe të zjarreve ekzistuese edhe atyre të reja.

Departamenti për pylltari dhe mbrojtje kundër zjarreve në Kalifoni ka paralajmëruar në "mot kritik nga zjarret" deri të mërkurën.

"Erërat kërcënuese për jetën dhe lagështia e rrezikshme e ulët parashikohen për pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore - nga Ventura në San Diego - duke krijuar një rrezik të konsiderueshëm të përhapjes së shpejtë të zjarreve", njofton departamenti në X.

Autoritetet paralajmëruan se era do të rrisë aktivitetin e zjarrit dhe u kërkuan njerëzve të shmangin kositjen e lëndinave dhe parkimin e automjeteve në bar të thatë dhe të sigurojnë shuarjen e të gjitha zjarreve.

Departamenti për pylltari dhe mbrojtje kundër zjarreve në Kalifoni njoftoi se rreth 12.300 ndërtesa janë shkatërruar ose u dëmtuar. Nga e marta, rreth 163 kilometra katrorë tokë janë djegur, që është hapësirë pothuajse sa madhësia e Uashingtonit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR