• e premte, 22 nëntor 2024

Të paktën 20 viktima mes tyre edhe fëmijë në sulmet ajrore izraelite në një shkollë në Gazë

Të paktën 20 viktima mes tyre edhe fëmijë në sulmet ajrore izraelite në një shkollë në Gazë

Gazë, 14 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 20 persona, midis të cilëve edhe fëmijë, humbën jetën në një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle të shndërruar në strehimore në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, kumtuan spitalet lokale.

Në sulmin e mbrëmshëm në Nusejrat humbën jetën dy gra. Në shkolla u strehuan disa prej shumicës së palestinezëve të zhvendosur nga lufta më shumë se njëvjeçare në Gazë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, mbi 42.000 palestinezë u vranë në bombardimet dhe operacionet tokësore të Izraelit në Gazë. Të dhënat e ministrisë nuk bëjnë dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.

Mediat palestineze, mbrëmë vonë, njoftuan se në sulmin ajror izraelit në Rripin e Gazës humbën jetën pesë fëmijë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR