• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Të paktën 20 persona lëndohen në një aksident hekurudhor në Egjipt

Të paktën 20 persona lëndohen në një aksident hekurudhor  në Egjipt

Kajro, 13 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 20 persona u lënduan në një përplasje mes një lokomotive dhe një treni pasagjerësh në pjesën jugore të Egjiptit.

Përplasja ndodhi në provincën Minja, 270 kilometra në jug të Kajros. Pas përplasjes dy vagonë ​​kanë rënë në lumin aty pranë.

Po hetohet arsyeja e aksidentit hekurudhor.

Për një muaj ky është aksidenti i dytë hekurudhor në Egjipt. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR