Të paktën 188 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga raketat e pashpërthyera në Siri në tre muajt e fundit
- Të paktën 188 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga minat e pashpërthyera në Siri në tre muajt e fundit, që paraqet një kërcënim në rritje pasi familjet kthehen në shtëpitë e tyre, bëri të ditur sot organizata joqeveritare "Shpëtoni Fëmijët".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:36, 6 mars, 2025

Damask, 6 mars 2025 (MIA) - Të paktën 188 fëmijë janë vrarë ose plagosur nga minat e pashpërthyera në Siri në tre muajt e fundit, që paraqet një kërcënim në rritje pasi familjet kthehen në shtëpitë e tyre, bëri të ditur sot organizata joqeveritare "Shpëtoni Fëmijët".
Sipas organizatës, më shumë se 60 prej këtyre fëmijëve kanë vdekur që nga rrëzimi i presidentit Bashar al Asad më 8 dhjetor, pas më shumë se 13 vitesh luftë civile.
"Në tre muajt e fundit, të paktën 188 fëmijë janë vrarë ose plagosur, që është mesatarisht dy fëmijë në ditë", tha Bujar Hoxha, drejtor i organizatës joqeveritare "Shpëtoni Fëmijët" për Sirinë.
Ai paralajmëroi se ky numër mund të rritet pasi më shumë fëmijë të kthehen në shtëpitë e tyre, marrin pjesë në punimin e tokës, kërkojnë ushqim pse luajnë në ambient të hapur.
Numri i përgjithshëm i viktimave, sipas organizatës, arrin të paktën 628 persona të të gjitha moshave në tre muajt e fundit, që është më shumë se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të vrarë dhe të plagosur në të gjithë vitin 2023. Nuk saktësohet se sa nga këto raste janë fatale.
"Shpëtoni Fëmijët" u bëri thirrje autoriteteve të përshpejtojnë përpjekjet për të pastruar minat dhe municionet e pashpërthyera.
"Minat dhe mjetet shpërthyese janë përhapur gjerësisht në të gjithë Sirinë pas luftës, ku kanë humbur jetën më shumë se gjysmë milioni njerëz, ndërsa mbi 10 milionë u bënë refugjatë ose persona të zhvendosur brenda vendit", tha Hoxha.
Foto: Arkivi