Të paktën 14 persona janë lënduar në një sulm rus me bombë ndaj një objekti mjekësor në Harkov
- Një sulm rus me bombë mbi një objekt mjekësor në qytetin lindor të Ukrainës, Harkov, ka plagosur të paktën 14 persona, deklaroi sot guvernatori rajonal Oleh Siniehubov.
Kiev, 25 korrik 2025 (MIA) - Një sulm rus me bombë mbi një objekt mjekësor në qytetin lindor të Ukrainës, Harkov, ka plagosur të paktën 14 persona, deklaroi sot guvernatori rajonal Oleh Siniehubov.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë katër të mbijetuar nga rrënojat dhe ende po kërkojnë dy të tjerë, tha Siniehubov.
Më shumë se 40 persona janë plagosur dje në sulmet me bomba ruse në Harkov. mb/
Foto: MIA