• e shtunë, 06 korrik 2024

Të paktën 13 viktima, ndërsa 25 të lënduar në përplasjen e autobusit dhe një lokomotive në Tanzani

Të paktën 13 viktima, ndërsa 25 të lënduar në përplasjen e autobusit dhe një lokomotive në Tanzani

Dar El Salam, 29 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar në një përplasje mes një autobusi pasagjerësh dhe një lokomotive sot në rajonin Singda të Tanzanisë qendrore, njoftoi policia lokale. 

Zëdhënësja e policisë Stela Mutahibirva tha se "numri i viktimave mundë të rritet pasi shumica e 25 të lënduarve janë në gjendje të rëndë". 

Ajo shtoi se në autobus i cili drejtohej për në Mvanza nga qendra tregtare Dar es Salam, kishte 57 pasagjerë.

Autobusi ka goditur lokomotivën në vendkalimin hekurudhor rreth orës 5:00 të mëngjesit me orën lokale.

"Duket se shoferi i autobusit u përpoq të kalonte vendkalimin kufitar pa ndjekur masat paraprake të sigurisë", tha Mutahibirva. qa/

Foto: "X"

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR