• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 120 të vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës

Të paktën 120 të vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës

Gazë, 14 korrik 2025 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot publikoi se të paktën 120 trupa të pajetë janë dërguar në spitale në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.

Në raportin e saj ditor, Ministria kumtoi se 557 persona janë lënduar në periudhën e njëjtë.

Sipas burimeve palestineze, nga tetori i vitit 2023, kur filloi lufta në Gazë, të paktën 58.386 palestinezë janë vrarë, ndërsa 139.077 janë lënduar.

Ministria palestineze njoftoi se nga 18 marsi, kur dështoi tentimi për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, të paktën 7.568 palestinezë janë vrarë, ndërsa 27.036 janë lënduar. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR