• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 11 të vrarë në sulmet amerikane dhe britanike ndaj caqeve të huthëve në Jemen

Të paktën 11 të vrarë në sulmet amerikane dhe britanike ndaj caqeve të huthëve në Jemen

Hodeida, 12 mars 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 14 janë plagosur në sulmet ajrore nga forcat amerikane dhe britanike ndaj objektivave të Huthëve në Jemenin perëndimor, deklaroi një zëdhënës i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të vendit.

Operacioni për mbrojtjen e anijeve tregtare përmes Gjirit të Adenit dhe Detit të Kuq, rrugës kryesore ujore, u krye dje. U prekën gjithashtu qytetet portuale dhe qytete të tjera.

Televizioni i huthëve raportoi të paktën 17 sulme, përfshirë në qytetin kryesor port të Hodeidas.

Grupi jemenas granatoi anijen e mallrave "Pinokio" në Detin e Kuq, deklaroi zëdhënësi i saj, duke e quajtur anijen "amerikane".

Megjithatë, doli se anija "Pinokio" po lundronte nën flamurin e Liberisë dhe ishte në pronësi të një kompanie me bazë në Singapor.

Të dielën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se ajo dhe aleatët e saj kishin rrëzuar të paktën 28 ​​dronë të nisur nga grupi jemenas i lidhur me Iranin. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR