• e shtunë, 29 qershor 2024

Të paktën 102 persona janë lënduar në një përplasje të vagonave në metronë në Pekin

Të paktën 102 persona janë lënduar në një përplasje të vagonave në metronë në Pekin

Pekin, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën 102 persona janë lënduar në një përplasje të vagonave në metronë në Pekin, raportuan sot mediat shtetërore kineze.

Rreth orës 23, "gjithsej 515 persona janë dërguar në spital për kontroll, nga të cilët 102 kanë pësuar thyerje", raportoi sot televizioni i shtetit Si-Si-TV (SSTV).

Deri në orën 6 të mëngjesit, 423 persona janë lëshuar nga spitali, ndërsa 67 të tjerë ende janë në trajtim, ndërsa 25 janë nën mbikëqyrje. Nuk janë regjistruar raste të vdekjes, raportuan mediat shtetërore.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë, në kohën e pikut, në pjesën e metros, që nuk është nën tokë.

Sipas informatave të para, bora në binarë ka dëmtuar sinjalizimin hekurudhor dhe ka sjellur deri në frenim të papritur.

Në Pekin gjatë ditëve të kaluara ka rënë sasi e madhe bore dhe komunikacioni është i vështirësuar. rq/bsh/

Foto: Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR