Të paktën 1.038 persona janë lënduar në tërmetin në Tajvan, 42 punëtorë rezultojnë të zhdukur
- Numri i të lënduarve nga tërmeti me magnitudë 7,2 në Tajvan ka shkuar sot në 1038, numri i të vdekurve mbetet në nëntë, ndërsa 42 punëtorë të hotelit rezultojnë të zhdukur.
Hualien, 4 prill 2024 (MIA) - Numri i të lënduarve nga tërmeti me magnitudë 7,2 në Tajvan ka shkuar sot në 1038, numri i të vdekurve mbetet në nëntë, ndërsa 42 punëtorë të hotelit rezultojnë të zhdukur.
Punëtorët ishin duke u nisur nga Hualien në Parkun Kombëtar Taroko në momentin e tërmetit, ndërsa qendra komanduese për situata të krizës njoftoi se kërkimi për ta ishte objektivi kryesor, raportojnë mediat britanike.
Është planifikuar të dërgohen dronë dhe helikopterë për të ndihmuar në kërkimin e punëtorëve dhe, nëse gjenden, t'u dorëzohen furnizime sa më shpejt të jetë e mundur. Gjashtë persona u shpëtuan me helikopter nga zona e minierave.
Në qytetin Hualien ka përfunduar shpëtimi i njerëzve të bllokuar në rrënojat e ndërtesave.
Ky ishte tërmeti më i fortë në Tajvan në 25 vitet e fundit, me epiqendrën më të afërt me lagjen lindore Hualien, ndërsa ndërtesat në kryeqytetin Taipei u dridhën, por pësuan dëme minimale. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s