• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të gjitha seancat e trupave punuese të Kuvendit tashmë mund të shihen drejtpërdrejtë në faqen e internеtit të Dhomës ligjvënëse

Të gjitha seancat e trupave punuese të Kuvendit tashmë mund të shihen drejtpërdrejtë në faqen e internеtit të Dhomës ligjvënëse

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Qytetarët tani mund ta përcjellin drejtëpërdrejtë diskutimin në kuadër të trupave punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pavarisht se në cilën sallë mbahen seancat e komisioneve.

Transmetimet e drejtpërdrejta nga seancat e komisioneve dhe trupave të tjera punuese, si dhe nga seancat plenare, mund të shihen përmes ueb faqes së Kuvendit (sobranie.mk), në rubrikën e titulluar "Kuvendi drejtpërdrejt".

"Kjo risi, e cila synon ngritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e pushtetit ligjvënës, në përputhje me Planin strategjik të Kuvendit, është bërë e mundur përmes zbatimit të projektit për pajisjen e sallave me pajisje video dhe audio, vendosjen e serverit mediatik dhe lidhjen e tij me faqen e internetit", thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Projekti u zbatua nga Shërbimi i Kuvendit, përmes Departamentit për Teknologjitë informatike dhe komunikuese, e me mbështetje financiare nga Programi për mbështetjen parlamentare (PSP).  rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR