• e enjte, 22 janar 2026

Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim, për shkak të reshjeve të borës rekomandohet vozitje e kujdesshme

Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim, për shkak të reshjeve të borës rekomandohet vozitje e kujdesshme

Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni zhvillohet pa pandërprerë, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi LAMM. 

Reshje të lehta bore po bien në Strumicë, Krushevë dhe Gjavatë, por aktualisht nuk po qëndron në rrugë.

Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë plotësosht të ekipuar, është vënë në dispozicion mekanizmi i nevojshëm dhe fuqia punëtore dhe në vazhdimësi në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit. 

Edhe krahas drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, respektim i sinjalistikës së vendosur në trafik dhe shpejtësi e përshtatur në pajtim me kushtet në rrugë.

Po ashtu, rekomandohet informimi me kohë nga ana e të gjitha qendrave informative për kushtet dhe komunikacionin në rrugët shtetërore.

Aktivitetet e koordinuara të institucioneve kompetente vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit. 

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.  Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR