Paraburgim prej 30 ditëve për një 24 vjeçar nga Studeniçani i Shkupit pasi janë gjetur emigrantë
- Nëpunës policorë nga Stacioni i Policisë për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug dhe nga Njësia Policore për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Negotinë dje në afërsi të nyjes së Negotinës, e privuan nga liria R.M. (24) nga fshati Studeniçan, rrethina e Shkupit. Më parë, pas informacionit të pranuar se ishte duke transportuar emigrantë në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë kanë dhënë shenjën e ndalimit, por ai nuk ishte ndalur dhe pas marrjes së masave automjeti është ndaluar me forcë. Më pas, pas kërkimit të bërë në terren, janë gjetur 10 emigrantë nga Egjipti, inofmruan këtë mëngjes nga MPB-ja.
- Post By Melahat Baftija
- 10:11, 11 mars, 2026
You need to login to view this page