Të gjithë pacientët nga Koçani dhe Shtipi janë dërguar në Shkup, deri në fund të ditës edhe 26 duhet të dërgohen në shtete tjera
- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp informoi se nga tre pacientët e rinj nga zjarri që janë transferuar nga Koçani në Shkup, dy janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike, ndërsa një në "8 Shtatori". Me këtë, në spitalet në Koçan dhe Shtip nuk ka pacientë nga tragjedia në diskotekë.
- Post By Melahat Baftija
- 14:08, 17 mars, 2025

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp informoi se nga tre pacientët e rinj nga zjarri që janë transferuar nga Koçani në Shkup, dy janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike, ndërsa një në "8 Shtatori". Me këtë, në spitalet në Koçan dhe Shtip nuk ka pacientë nga tragjedia në diskotekë.
"Kjo ka qenë strategjia jonë, që të gjithë pacientët t'i sjellin në Shkup dhe gradualisht t'i kemi në Qendrën Klinike, në mënyrë që të trajtohen në nivelin terciar të shëndetësisë", tha Taravari.
Ai informoi se deri më tani në Shkup janë gjithsej 84 pacientë, ndërsa deri në fund të ditës 26 të tjerë duhet të dërgohen në vendet tjera. Në Slloveni katër pacientë, në Kroaci katër, në Austri gjashtë pacientë dhe në Beograd 12 pacientë.
Deri në fund të ditës në vend do të qëndrojnë gjithsej 58 pacientë.
Taravari tha se gjendja e të gjithë pacientëve deri më tani është stabile dhe nën kontroll. mb/
Foto: MIA