• e premte, 20 dhjetor 2024

Të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë 1.814.317, ndërsa në ato parlamentare 1.815.350 votues

Të drejtë vote në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë 1.814.317, ndërsa në ato parlamentare 1.815.350 votues

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Më 8 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, përderisa në zgjedhjet parlamentare 1.815.350 votues. Dallimi në vota është 1.033, në përgjithësi për shkak të qytetarëve që arrijnë moshën madhore. 

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317  votues. Prej tyre, në certifikatat e Listës Zgjedhore për votim në vend janë regjistruar 1.713.758 votues. 

Në certifikatat e veçanta nga Lista Zgjedhore për persona të cilëtjanë paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatike - konsullore ose zyrat konsullore janë regjistruar 2.569 votues, ndërsa në burgje ose në arrest shtëpiak 2.147 votues. Janë regjistruar edhe 534 votues të cilët qëndrojnë në institucionet për kujdes jashtë familjes, ndërsa në Listën Zgjedhore janë regjistruar edhe dy persona të zhvendosur brenda vendit. 

Në zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 1.815.350 votues. Në certifikatat e Listës Zgjedhore për votim janë regjistruar 1.716.664 votues, përderisa në certifikatën e veçantë të Listës Zgjedhore për personat të cilët në bazë të evidencës së organit kompetent janë për punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit janë regjistruar 96 010 votues. Votimi për zgjedhjet parlamentare në diasporë nuk do të realizohet sepse nuk pati numër të mjaftueshëm të qytetarëve tanë të regjistruar.

Një ditë para zgjedhjeve, më 7 maj votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit paraqitjet e të cilëve ishin pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, si dhe të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak numri i të cilëve sipas certifikatës së veçantë në Listën Zgjedhore është 2140, si dhe personat në institucione për kujdes jashtë familjes - 534 votues dhe dy persona të zhvendosur brenda vendit. 

Votimi në zgjedhjet e shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare duhet të realizohet në 3.480 vendvotime në shtet. Në rrethin e parë të zgjedhjeve më 24 prill në 120 vendvotime kishte më pak se dhjetë votues të cilët ishin dërguar që të drejtën e votës ta realizojnë në vendvotimin më të afërt zgjedhor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR