• e enjte, 27 qershor 2024

Të dielën regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Të dielën regjim i posaçëm i trafikut në Shkup

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Për shkak të mbajtjes së vrapimit ndërkombëtar në atletikë gjatë natës e titulluar si “Nëpër rrugët e Shkupit 2023”, në organizim të Federatës të Atletikës të RMV-së, do të ketë regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin qendror të qytetit të Shkupit.

"Vrapimi do të zhvillohet me trase të lëvizjes nga “Porta Maqedonia”, Sheshi “Maqedonia”, rr. “Nikolla Vapcarov”, pastaj majtas nëpër rr. “Dimitrie Çupovski”, pastaj nëpër rr. “11-të Tetori”, majtas nëpër rr. “Filipi i II i Maqedonisë”, përsëri majtas nëpër rrugën e aksesit për në QTQ dhe djathtas drejt cakut në “Porta Maqedonia” në Shkup", informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Për këtë rasye, nga ana e Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, komunikacioni rrugor nëpër rrugët afërta. Për këtë qëllim MPB-ja apelon tek qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR