• e diel, 22 dhjetor 2024

Superkupa turke është anuluar në Arabinë Saudite për shkak të fanellave me imazhin e Ataturkut

Superkupa turke është anuluar në Arabinë Saudite për shkak të fanellave me imazhin e Ataturkut

Stamboll, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Shkak për anulimin e ndeshjes së mbëshme finale në Superkupën turke të futbollit mes ekipeve Fenerbahçe dhe Gallatasaraj, që duhej të luhej në Arabinë Saudite, është kontest mes dy klubeve dhe organizuesve rreth fanellave të lojtarëve, lajmëruan sot mediumet turke.

Televizioni Haber Turk lajmëroi se lojtarët e dy ekipeve dëshironin të mbajnë fanella me imazhin e Kemal Ataturkut, në ngrohjen para ndeshjes, por organizuesit saudit nuk e lejuan atë.

Lojtarët turq insistonin të mbajnë fanella me imazhin e Ataturkut, sepse ky edicion i Superkupës është në vitin e shënimit të një shekulli nga shpallja e republikës turke.

Gallatasaraj dhe Fenerbahçe muajin e kalaur në kumtesë të përbashkët kërkonin që Superkupa në vend se në Riad të luhej në Samsun, qytet në brigjet e Detit të Zi, pej ku "babai" i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, e nisi luftën për pavarësi, e cila rezultoi me shpalljen e Republikës më 19 tetor të vitit 1923. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR