• e enjte, 04 dhjetor 2025

Superkupa e UEFA-s i takon PSZH-së

Superkupa e UEFA-s i takon PSZH-së

Udine, 14 gusht 2025 (MIA) - Kampioni i Evropës, PSZH ka fituar Superkupën e UEFA-s pasi mbrëmë në Udine pas penaltive e mposhtu fituesin e Ligës së Evropës, Totenhemin. Ndeshja në kohën e rregullt midis dy ekipeve përfundoi 2-2, ndërsa pas penaltive 4-3 në të mirë të ekipit parisien.

Ekipi i Premier ligës kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Miki Van de Ven në minutën e 39-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ekipi londinez e rriti epërsinë në 2-0, ku golashënues ishte Kristian Romero.

Zbutje të rezultatit solli Kang In Li me golin e tij në minutën e 85-të, ndërsa goli i barazimit (2-2) ishte vepër e Gonzalo Ramosit në minutat shtesë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR