• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sulmuesi i kryeministres daneze ka qenë i dehur dhe nën ndikimin e drogës, gjykata i shqiptoi paraburgim deri më 20 qershor

Sulmuesi i kryeministres daneze ka qenë i dehur dhe nën ndikimin e drogës, gjykata i shqiptoi paraburgim deri më 20 qershor

Kopenhagë, 8 qershor 2024 (MIA) - Gjykata në Frederiksberg ka vendosur t'i shqiptojë paraburgim deri më 20 qershor burrit 39-vjeçar, i cili mbrëmë e ka sulmar kryeministren daneze, Mete Frederiksen në qendër të Kopenhagës, publikuan mediumet daneze.

Sulmuesi është shtetas i huaj, i cili pohon se nuk ka lidhje me Danimarkën, por punon në vend tre muajt e fundit, ndërsa nga viti 2023 jeton me qira në Bronbi. Ai as nuk flet as nuk e kupton gjuhën daneze, por ka numër amë danez", shkruan mediumi lokal "Berlingske".

Në momentin e sulmit, ai ke qenë i dehur dhe nën ndikimin e drogës. Sulmuesit nuk i kujtohet  ajo që ka ndodhur mbrëlmë, por pohon se e din kush është Frederiksen dhe e ka përshkruar si "kryeministre shumë të mirë".

Vendimi i gjykatësit për paraburgim është marrë për shkak të rrezikut se i akuzuari mund të ikë nga Danimarka.

Marrja në pyetje e të akuzuarve dhe dëshmitarëve në këtë rast është pas dyerve të mbyllura për shkak të interesit të madh publik. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR