Sulmohet një nëpunës policor në Shkup gjatë kryerjes së detyrës zyrtare
- Një nëpunës i policisë është sulmuar sot në mëngjes në Shkup, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:14, 19 korrik, 2025
Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Një nëpunës i policisë është sulmuar sot në mëngjes në Shkup, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare.
Siç informon MPB, incidenti ka ndodhur në një parking në Vodno të Mesme sot në mëngjes, në orën 2:10. Gjatë kryerjes së aktiviteteve zyrtare nga nëpunësit e policisë të Njësisë Ndërhyrëse të Policisë (NJNP) për identifikimin e një personi mashkull, personi ka filluar ta ofendojë dhe fyejë verbalisht, dhe në një moment ka lëvizur të dy krahët dhe e ka goditur një oficer policie në gjoks.
Pas ngjarjes, për shkak të dhimbjeve në gjoks, nëpunësi i policisë është dërguar në SPQ "8 Shtatori" për ndihmë mjekësore.
Policia po merr masa për të hetuar plotësisht rastin.
Foto: Arkivi i MIA-s