• e enjte, 04 korrik 2024

Sulm i ri i IDF-së në Rafa, janë qëlluar ndërtesa banesore - u vranë të paktën 15 civilë

Sulm i ri i IDF-së në Rafa, janë qëlluar ndërtesa banesore - u vranë të paktën 15 civilë

Rafa, 10 shkurt 2024 (MIA) - Të paktën 15 civilë janë vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin e natës të armatës izralite ndaj ndërtesave banesore në Rafa, informon korrespondenti i Al Xhezira.

Nga ana tjetër, Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) njoftuan se luftërat intensive mes ushtarëve dhe operatitëve të Hamasit vazhdojnë në Kan Junis, si dhe në pjesën qendrore dhe veriore të Rripit të Gazës.

Njëkohësisht, IDF informon se forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme ndaj caqeve të ndryshme të Hamasit në Rripin e Gazës. 

Në Gazën qendrore, brigada Nahall ka vrarë disa operativë të Hamasit dhe ka marrë rob të tjerë gjatë ditës së kaluar, sipas IDF-së, transmeton Tajms of Izrael.

Media njofton edhe se në pjesën perëndimore të Kan Junis, brigada e komandove ka kryer bastisje në disa lokacione të Hamasit, ka vrarë disa persona të armatosur të Hamasit dhe ka konfiskuar armë. fc/

Fotografia: Arkivi i DPA-së

QËNDRONI TË LIDHUR