• e diel, 20 tetor 2024

Sulm i ashpër rus mbi Mikolaev, një i vdekur dhe shumë civilë të plagosur

Sulm i ashpër rus mbi Mikolaev, një i vdekur dhe shumë civilë të plagosur

Kiev, 27 prill 2023 (MIA) - Numri i të plagosurve në sulmin më të ri rus në qytetin ukrainas Mikolaev është rritur në 23, mes të cilëve edhe një fëmijë, ndërsa një person ka humbur jetën.

Presidenti ukrainas Volodimyr Zelenski publikoi një video në të cilën shihen dëmet e shkaktuara nga sulmi rus ndaj Mikolaevit gjatë natës së kaluar.

 Zelenski ka shkruar se Rusia nuk ndalet së provuari se qëllimi kryesor i luftës është terrori dhe shkatërrimi i ukrainasve dhe gjithçka që është  ukrainase, raportoi Gardiani.

 Gjatë natës, Rusia bombardoi Mikolajevin me katër raketa të lëshuara nga Deti i Zi, ndërsa arma me precizion të lartë ishte drejtuar ndaj shtëpive private, një ndërtesë historike dhe një ndërtesë shumëkatëshe.

 Paraprakisht, shefi i rajonit jugor të Ukrainës, Mikolaev, Vitalij Kim, në kanalin Telegram ka shkruar se në sulmin me raketa ruse në Mekolaev, një person humbi jetën, ndërsa 15 janë plagosur. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR