• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stuhia që paralajmërohet mund të shkaktojë daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytje

Stuhia që paralajmërohet mund të shkaktojë daljen e lumenjve nga shtrati dhe përmbytje

Shkup, 5 gusht 2023 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron se stuhia me reshje intensive të shiut për një kohë të shkurtër, erë e fuqishme, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshrit, e paralajmëruar për pasdite dhe orët e mbrëmjes duke filluar nga perëndimi, ka mundësi të vjen deri te derdhja e rrjedhave më të vogla të ujërave të cilat mund të shkaktojnë probleme lokale si në bregdet ashtu edhe në infrastrukturën rrugore, në vende të caktuara të mundshme madje janë edhe rrëshqitje të dheut.

"Nëse ndodhin këto reshje me intensitet të lartë për një kohë të shkurtër në disa zona më të vogla, në orët e mbrëmjes, madje edhe në orët e para të së nesërmes, mund të ketë dalje nga shtrati të rrjedhave më të vogla ujore të cilat mund të shkaktojnë probleme lokale si në bregdet ashtu edhe në infrastrukturën rrugore që ndodhen pranë tyre, ndërsa në vende të caktuara është e mundur edhe rrëshqitje e dheut. Në lagje të caktuara të qytetit janë të mundshme probleme lokale për shkak të daljes së shpejtë të ujit në rrugë, ndërsa ujërat atmosferik të kanalizimeve mund të shkaktojnë probleme komunale dhe vërshime në disa hapësira nëntokësore", thuhet në kumtesën e DPHM-së.

Siç theksohet në përgjithësi nuk priten reshje intensive si në veriperëndim të Gadishullit Ballkanik, por megjithatë modelet e qasshme parashikojnë reshje në të gjithë territorin e vendit.

"Kujdes më i madh nevojitet në perëndim pranë pellgut të lumit Radika, rreth Malit Shar, Mali i Zi i Shkupit, Osogovë dhe pjesë të Maleshevës dhe Ograzhdenit, në zonat urbane dhe periferike në rajonet e Tetovës, Shkupit, Kumanovë, Kriva Pallankë, Shtip, Sveti Nikollë, Kratovë, Probishtip, Koçan", shkruhet në kumtesë.

Nga DPHM rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, veçanërisht përgjatë lumenjve dhe pellgjeve për shkak të paraqitjes së mundshme të ujërave të rrezikshëm dhe rrëshqitje të dheut.

Sipas sinoptikanëve pasdite dhe orët e mbrëmjes duke u nisur nga perëndimi do të ketë rritje të vranësirave dhe moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, vende-vende në formë stuhie me reshje intensive të shiut, erë e fuqishme, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për paraqitje të breshrit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR