• e hënë, 24 qershor 2024

Stuhi e fuqishme në Shkup

Stuhi e fuqishme në Shkup

Shkup, 1 korrik 2023 (MIA) - Stuhi e fuqishme e përfshiu pasdite Shkupin. Nga DPHM thonë se në shtet edhe gjatë orëve të mbrëmjes moti do të jetë jostabil me të reshura të mëdha lokale të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë në formë të stuhisë me të reshura intensive të shiut, erë të fuqishme dhe breshër.

"Në Shkup pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të ndjekura me të reshura të mëdha të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot jostabil me të reshura intensive të shiut, erë të përforcuar dhe breshër", thuhet në ueb faqen e DPHM-së.

Të reshura të shiut dhe stuhi priten edhe nesër.

"Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të diellit dhe jostabil me të të reshura të mëdha lokale të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Në disa vende janë të mundura procese më intensive në formë të stuhisë me të reshura intensive të shiut, erë të përforcuar dhe breshër. Në Shkup, moti do të jetë me periudha të diellit, përkohësisht jostabil, me të reshura të mëdha të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi të shkurtë", informojnë nga DPHM. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR