• e diel, 22 dhjetor 2024

Studentët kërkojnë ushqim dhe kushte më të mira në konvikte dhe arsim cilësor dhe jopartiak

Studentët kërkojnë ushqim dhe kushte më të mira në konvikte dhe  arsim cilësor dhe jopartiak

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Rindërtimi i pafilluar i konvikteve, cilësia e dobët e ushqimit në menzat studentore, vlera e ulët e subvencioneve për shujtën studentore, numri i madh i universiteteve në llogari të cilësisë së arsimit të lartë, janë arsyet që i detyrojnë studentët ta braktisin shtetin - ishin disa nga vërejtjet e studentëve të USHCM-së ku sot u organizua tribunë  për standardin studentor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve-17 Nëntori.

Aleksandar Nikollovski, kryetar i Kuvendit Studentor të Universitetit (KSU) të USHCM-së, tha se nuk është realizuar premtimi i dhënë në janar të këtij viti për fillimin e rikonstruimit etapor të të gjitha nëntë konvikteve në afat prej 30-të muajsh dhe nuk është vazhduar ndërtimi i objekteve për FSHIIK dhe Fakulteti për Edukatë Fizike në Shkup.

Avokatja studentore e USHCM-së Savçe Gjosheva deklaroi se rindërtimi i pafilluar i konvikteve "i frustron studentët", ndërsa atë që e kanë edhe problem të përditshëm janë shujtat.

Sipas Aleksandar Mirçevski, student i vitit të tretë në Fakultetin Filozofik, 140 denarë vlerë ditore për shujtën studentore është e mjaftueshme vetëm për një burek dhe jogurt duke i marrë parasysh shtrenjtimet.

Beson se studentët janë pesimistë edhe për shkak të shkeljes së të drejtave, trajtimit të ndryshëm në arsim edhe gjatë punësimit, përveç pagave të ulëta i demotivojnë dhe i detyrojnë të braktisin shtetin.

Studentët kanë pritur në tribunë të marrin pjesë  kryeministri dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës për t'i dëgjuar nevojat e tyre, por për shkak të obligimeve zyrtare Dimitar Kovaçevski dhe Jeton Shaqiri me videofjalim ua uruan ditën studentëve.

Në tribunë mori pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska e cila theksoi se idetë e studentëve janë të vlefshme dhe kanë potencial të formësojnë rrjedhën e historisë dhe i inkurajoi të rinjtë në pjesëmarrje më të madhe shoqërore. Ajo u kthye në Ligjin për praktikë dhe theksoi se çdo i ri duhet t'i shfrytëzojë mundësitë që u ofrohen. sa/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR