• e enjte, 26 shtator 2024

Struga Trim Lum kampioni i ri në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Struga Trim Lum kampioni i ri në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Strugë, 7 maj 2023 (MIA) - Ekipi Struga Trim Lum është kampioni i ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Struganët sot pasdite në teren vendor e fituan Sileksin, ndërsa në favor të tyre ishte humbja e Shkëndisë, dhe kështu dy xhiro para fundit e festuan titullin e kampionit. 

Struga është kampioni i dhjetë i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Titullin historik të kampionit të parë, ekipi i Struga Trim Lum do të mund ta bashkojë me trofeun nga Kupa e Maqedonisë, sepse më 20 maj e pret finalja me Makedonia Gjorçe Petrovin.

Rezultatet e ndeshjeve të xhiros së 31-të të LPFMV të luajtura sot:
Akademia Pandevi – Tikveshi 1:4
Makedonia GjP - Pobeda 7:0
Rabotniçki – Bregallnica 5:4
Shkupi – Shkëndia 2:1
Struga TL – Sileksi 3:0.

I liri ishte ekipi Skopje.

Tabela: Struga 62 pikë, Shkupi 55, Shkendija 54, Sileksi 44, Maqedonia GjP 39, Bregallnica 37, Rabotniçki 37, Tikveshi 34, Akademia Pandevi 26, Skopje 22, Pobeda 13. fc/

Fotografia: KF Struga

QËNDRONI TË LIDHUR