• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Strategjia për përmirësimin e transparencës së Qeverisë me Plan veprimi 2023-2026

Strategjia për përmirësimin e transparencës së Qeverisë me Plan veprimi 2023-2026

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë për transparencë me Plan veprimi  2023-2026, e propozuar nga Kabineti i zëvendëses së kryetarit të Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë. 

"Fushat prioritare, sipas propozuesit, janë: përmirësimi i transparencës aktive; përmirësimin i qasjes në informacione me karakter publik; transparencën fiskale të Qeverisë dhe organeve të tjera të pushtetit ekzekutiv; përmirësimin e aftësive digjitale të institucioneve për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e hapjes së të dhënave; forcimin e mekanizmave të llogaridhënies për krijimin e politikave", njoftoi sonte shërbimi për media i qeverisë.

Në Planin e veprimit për periudhën 2023-2026 në mënyrë të hollësishme janë përgatitur masa, të konkretizuara me aktivitete, korniza kohore për zbatim, vlerësimi i mjeteve të nevojshme financiare për zbatimin e aktiviteteve, bartësi i aktivitetit, si dhe institucione të përfshira për zbatimin e aktivitetit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR