• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: Rizgjedhja e Trampit nuk do ta dobësojë NATO-n

Stoltenberg: Rizgjedhja e Trampit nuk do ta dobësojë NATO-n

Bruksel, 31 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg hodhi poshtë frikën se rizgjedhja e ish presidentit amerikan Donald Tramp do të dobësojë aleancën e mbrojtjes në momentin kur ajo po ofron mbështetje të fortë për Ukrainën.

Stoltenberg tha se asnjë sekondë nuk beson se presidenca e Donald Trampit do ta rrezikojë anëtarësimin amerikan në aleancën NATO.

"Besoj se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë aleate e fuqishme e NATO-s, pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve amerikane, sepse kjo është në interesin amerikan", tha ai në intervistë për Si-En-En.

Republikani Tramp, kritikues i ashpër i NATO-s në kohën sa ishte president, u kërcënua se do ta tërheqë vendin nga aleanca. Ai e uli financimin e NATO-s për mbrojtje dhe vazhdimisht ankohej se SHBA-ja paguan më shumë se sa duhet. 

"Kam punuar me të për katër vjet dhe e kam dëgjuar me kujdes, ndërsa kritika kryesore ka qenë për faktin se aleatët e NATO-s ndajnë shumë pak", tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm tha se në ndërkohë disa vende anëtare e kanë rritur kontributin e tyre ushtarak. 

"Domethënë, porosia amerikane se aleatët evropianë duhet më shumë të kontribuojnë është pranuar dhe ata me të vërtetë lëvizin në atë drejtim", tha ai. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR