Stoltenberg: NATO-ja e ndje me vigjilencë situatën në Poloni
- NATO-ja e ndjek situatën në Poloni pas raporteve se një raketë ruse ndoshta ka hyrë në hapësirën ajrore të vendit anëtar të Aleancës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në rrjetin social X, cituar nga mediat britanike.

Bruksel, 29 dhjetor 2023 (MIA) - NATO-ja e ndjek situatën në Poloni pas raporteve se një raketë ruse ndoshta ka hyrë në hapësirën ajrore të vendit anëtar të Aleancës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në rrjetin social X, cituar nga mediat britanike.
"Kam biseduar me presidentin (polak) Andzhej Duda për incidentin me raketa në Poloni. NATO-ja mbetet solidar me aleatin tonë të çmuar, e ndjek situatën dhe do të mbajë kontakt derisa sqarohen faktet", siguroi Stoltenbergu dhe shtoi se "NATO-ja mbetet vigjilente".
Foto: Arkivi i MIA-s