• e martë, 05 nëntor 2024

Stoltenberg: NATO nuk dëshiron luftë me Rusinë, por të përgatitemi për konflikt të mundshëm disa dekadash

Stoltenberg: NATO nuk dëshiron luftë me Rusinë, por të përgatitemi për konflikt të mundshëm disa dekadash

Berlin, 10 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ju bëri thirrje evropianëve që ta fuqizojnë prodhimtarinë e armëve që t'i rrisin dërgesat për Ukrainën dhe t'i plotësojnë rezervat e tyre. 

"Ne duhet të rindërtojmë dhe zhvillojmë bazën tonë industriale më shpejt për të rritur dërgesat për Ukrainë dhe për të rimbushur rezervat tona", deklaroi Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Velt am Zontag, të botuar sot, më pak se një javë përpara takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në Bruksel më 15 dhe 16 shkurt.

"Kjo do të thotë se është e nevojshme të kalohet nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë në kohë konflikti," deklaroi Stoltenberg për gazetën gjermane.

Ai potencoi se për momentin nuk ka kërcënim të menjëhershëm ushtarak kundër aleatëve, por njëkohësisht "Kremlini rregullisht i kërcënon vendet e NATO-s".

Në intervistë, sekretari i përgjithshëm potencoi se NATO nuk dëshiron luftë me Rusinë, por theksoi se Aleanca duhet të përgatitet për "konflikt i cili mund të zgjasë me dekada". 

Duke theksuar se pushtimi rus në Ukrainë para gati dy viteve tregoi se "paqja në Evropë nuk është diç që nënkuptohet", ai e theksoi rëndësinë nga mbrojtja e vendeve të Aleancës. 

"Derisa investojmë në sigurinë tonë dhe mbetemi të bashkuar, do të vazhdojmë ta zmprapsim agresionin" potencoi Stoltenberg. fc/

Fotografia: Arkivi i DPA-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR