• e martë, 26 nëntor 2024

Stoltenberg me dënim të ashpër për sulmet raketore ruse ndaj Ukrainës

Stoltenberg me dënim të ashpër për sulmet raketore ruse ndaj Ukrainës

Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ashpër i dënoi sulmet raketore ruse ndaj Ukrainës, ku humbën jetën shumë civilë, duke përfshirë edhe fëmijë.

"Rusia e vazhdon luftën e saj brutale në Ukrainë. Sapo kemi parë sulme të tmerrshme raketore ndaj qyteteve ukrainase, në të cilat janë vrarë civilë të pafajshëm, duke përfshirë edhe fëmijë. I dënoj këto sulme të tmerrshme", deklaroi mbrëmë Stoltenberg para takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin në Uashington.

Ai paralajmëroi se gjatë kohës së Samitit, që fillon sot në Uashington, do të merren vendime për përforcimin e mëtejshëm të ndihmës për Ukrainën, u publikua në ueb faqen e Pentagonit.

Ai shtoi se në Samitin e NATO-s në Uashington do të jenë të pranishëm liderët e partnerëve aziatiko-paqesor - Australisë, Zelandës së re, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

"Kjo tregon se siguria e jonë nuk është rajonale, por globale", tha Stoltenberg.

Rusia dje ka kryer sulm masiv raketor ndaj Ukrainës, ndërsa autoritetet ukrainase kumtuan se në ato sulme jetën e kanë humbur të paktën 41 persona, ndërsa 166 janë lënduar. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR