Stoltenberg: Kina të ndalet me mbështetjen e Rusisë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i bëri thirrje Kinës të ndalet me mbështetjen e Rusisë në luftën në Ukrainë.
- Post By Sara Ademi
- 14:26, 6 shtator, 2024
Bruksel, 6 shtator 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i bëri thirrje Kinës të ndalet me mbështetjen e Rusisë në luftën në Ukrainë.
"Kina u bë mbështetës i vendosur i luftës ruse kundër Ukrainës. I bëj thirrje Kinës të ndalet me mbështetjen e luftës ilegale të Rusisë", theksoi Stoltenberg.
Ai shtoi se Kina mundëson prodhimin e një pjese të madhe të armëve që i përdor Rusia.
Stoltenberg e paralajmëroi Pekinin se përshkallëzimi i vazhdueshëm i luftës në Ukrainë mund të ndikojë negativisht në interesat dhe reputacionin e Kinës. sa/
foto: Arkivi i MIA-s