• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoillkoviq, Nikollovski dhe Mucunski në Beograd në takim me kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq dhe Momiroviq

Stoillkoviq, Nikollovski dhe Mucunski në Beograd në takim me kryetaren e Kuvendit, Ana Bërnabiq dhe Momiroviq

Beograd, 4 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër për marrëdhënie mes bashkësive, Ivan Stoillkoviq. zëvendëskryetari dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe minsitri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski sot në Beograd realizuan takim me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe me ministrin Tomisllav Momiroviq, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Në tkaim u bisedua për mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore, duke u mbështetur në historinë e përbashkët dhe lidhjet e afërta kulturore. Theks i veçantë u vendos në bashkëpunimin parlamentar, me kënaqësi të ndërsjelltë që në Kuvendin e RMV-së është formuar grup parlamentar për miqësi me Serbinë. Kjo nismë plotësisht do t'i përforcojë marrëdhëniet politike dhe diplomatike, suke siguruar mundësi të reja për përmirësim të dialogut bilateral", ceket në kumtesën pas takimit.

Bërnabiq e theksoi rëndësinë e Maqedonisë së Veriut si partnere ekonomike e Serbisë, si në fushën e bashkëpunimit të jashtëm tregtar dhe investues ndërkaq u bisedua edhe për Protokollin e nënshkruar në Shkup, i cili mundëson vendosje të tregut të lirë të punës në suaza të nismës Ballkani i Hapur, që do të kontribuojë për përmirësim të ambientit afarist dhe zgjidhej të problemit me mungesën e fuqisë punëtore".

Zëvendëskryeminsitri Stoillkoviq gjithashtu shprehi kënaqësi nga përforcimi i bashkëpunimit dhe theksoi se lidhjet e fuqishme dhe të përhershme mes dy popujve paraqesin bazë solide për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Ai shtoi se do të punojnë aktivisht në pjesëmarrje në ngjarjen e ardhshme ekspozuese botërore EKSPO 2027, që do të jetë edhe një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjellta dhe promovim të rajonit", ceket në kumtesë.

Në fund të tkaimit u konkludua se të dy palët do të fokusohen në realizim të projekteve konkrete, me qëllim të integrimit të mëtutjeshëm dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet rajonal. ab/

 

Foto: Kabineti i nënkryetarit të Qeverisë së RMV-së dhe minsitër i marrëdhënieve  mes komuniteteve

QËNDRONI TË LIDHUR