• e diel, 22 dhjetor 2024

Stevanoviq për MIA-n: Nuk ka hapësirë për panik kur bëhet fjalë për Kovid-19

Stevanoviq për MIA-n: Nuk ka hapësirë për panik kur bëhet fjalë për Kovid-19

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Nuk ka hapësirë për panik kur është në pyetje Kovid-19, infeksioni do të jetë i pranishëm siç është i pranishëm gripi, deklaroi për MIA-n, drejtoresha e Klinikësë për Sëmundje Infektive, Milena Stefanoviq. 

 "Kemi gjashtë pacientë të shtruar në spital për momentin, të pranuar ditët e fundit, më të rritur, mbi 70 vjeç, të gjithë me sëmundje të rënda shoqëruese, si malinje, sëmundje të zemrës. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Në kuadër të kujdestarisë së djeshme janë kryer dhjetëra ekzaminime në ambulancë me kovid pozitiv, me pasqyrë të lehtë klinike, për trajtim në kushte shtëpiake. Shumica e pacientëve kanë një pasqyrë të lehtë klinike. Me siguri numri do të rritet, duke pasur parasysh që njerëzit janë kthyer nga pjesë të ndryshme të botës. Epidemiologjikisht është një gjurmë shumë e logjikshme", sqaroi mjekja.

 Ajo theksoi se në çdo rast, në spitale dhe farmaci, detyrimisht  duhet të mbahen maska ​​mbrojtëse. Gjëja kryesore, shtoi, është kufizimi i komunikimit me të sëmurët dhe rekomandimi për mbrojtje nuk ka ndryshuar.

 Gjatë muajit gusht, në vendin tonë janë raportuar gjithsej 112 raste me Kovid-19, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

 "Krahasuar me muajin paraprak, korrik, është regjistruar një rritje e numrit të rasteve të raportuara me Kovid-19 për 4.6 herë, dhe krahasuar me muajin gusht të vitit 2022, është regjistruar një rënie shumëfish e numrit të sëmurëve. Nga të sëmurët në gusht të vitit 2023, numri më i madh i të sëmurëve është raportuar nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Tridhjetë e pesë nga personat e infektuar janë riinfeksion. Një person i vdekur është raportuar gjatë muajit. Janë regjistruar persona të prekur në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç.

Në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe testimi antigjenik për praninë e SARS-CoV-2, gjatë muajit gusht janë testuar gjithsej 512 materiale, me një rritje të numrit të të testuarve me 1.4 për qind krahasuar me muajin e kaluar. Që nga fillimi i pandemisë, në përfundim me 31 gusht të këtij viti janë raportuar gjithsej 348.491 raste të konfirmuara me Kovid-19 dhe 9.942 vdekje. Numri i dozave të aplikuara të vaksinës Kovid-19 gjatë muajit gusht mbetet i pandryshuar krahasuar me një muaj më parë. qa/ar/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR