• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Takimi mes Serbisë dhe Kosovës për dinarin është i pasigurt, BE-ja e gatshme të ndihmojë

Stano: Takimi mes Serbisë dhe Kosovës për dinarin është i pasigurt, BE-ja e gatshme të ndihmojë

 Beograd, 23 shkurt 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano e përsëriti gatishmërinë e Brukselit për të ndihmuar Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë zgjidhje për problemin e dinarit, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për heqjen nga qarkullimi të valutës serbe   në territorin e Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Stano nuk ka mundur të konfirmojë nëse do të ketë takim javën e ardhshme, sipas ftesës që përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i ka dërguar Prishtinës dhe Beogradit. 

 "Tani shpresojmë që të dyja palët të bien dakord të mbajnë një takim dhe ta zgjidhin problemin, i cili u shkaktua nga një vendim shumë fatkeq dhe i pakonsultuar të njërës palë që ndikoi në palën tjetër. Ky është roli ynë si lehtësues. Ne thjesht po përpiqemi t'i ndihmojmë palët të gjejnë një zgjidhje", tha zëdhënësi i Brukselit në një konferencë për shtyp.

 Ai theksoi se BE-ja nuk komenton gjithçka që bën, por vetëm përpiqet të ndihmojë palët të gjejnë një zgjidhje.

 Deputeti evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, ka dërguar ftesë për një takim për të diskutuar për dinarin në Kosovë më 27 shkurt.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi,   më 21 shkurt tha se e ka refuzuar ftesën e Lajçakut, duke pretenduar  se nuk është një takim në të cilin  kryenegociatori  është dashur të shkojë sepse, sipas tij, "çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut". 

 Por, zëdhënësi Stano ka sqaruar se ftesa u është dërguar kryeqyteteve të Kosovës dhe Serbisë, por se nuk është specifikuar se kush duhet ta përfaqësojë Kosovën apo Serbinë në atë takim, sepse kjo, sipas tij, u është lënë palëve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR