• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: BE-ja pret që Prishtina pa shtyrje të formojë AKS-në

Stano: BE-ja pret që Prishtina pa shtyrje të formojë AKS-në

Bruksel, 30 prill 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian pret që autoritetet në Prishtinë pa vonesë të formojnë Asociacionin me komunat serbe, deklaroi sot zëdhënësi i BE-së, Petar Stano.

"I bëjmë thirrje Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me themelimin e Asociacionit të komunave serbe në përputhje me draft-statusn e BE-së", deklaroi Stano për Radio Evropën e Lirë (REL).

Ai i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga veprimet e njëanshme të cilët nuk kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bisedime për normalizimin e marrëdhënieve dhe të angazhohen për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në dialog.

Stano theksoi se BE-ja mbështet një marrëveshje unike institucionale dhe administrative në Kosovë.

"Të gjitha marrëveshjet e deritanishme të dialogut janë plotësisht në përputhje me këtë parim dhe ndjekin kornizën ligjore dhe institucionale të Kosovës", që u konfirmua nga konkluzat e Këshillit Evropian", deklaroi Stano për REL. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR