• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: BE-ja nuk është anëtare e KB-së, nuk mund të komentojmë votimin individual të shteteve për rezolutën për Srebrenicën

Stano: BE-ja nuk është anëtare e KB-së, nuk mund të komentojmë votimin individual të shteteve për rezolutën për Srebrenicën

 Bruksel, 24 maj 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano deklaroi se BE-ja nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, prandaj nuk mund të komentojë votimin individual të vendeve-anëtare të KB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. 

"Do të thotë, nuk na takon ne të komentojmë rezoluta që janë votuar atje nga vendet-anëtare të KB-së. Kur bëhet fjalë për rezolutën për Srebrenicën, ishte një rezolutë, me sa kuptova, për caktimin e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë", tha ai. 

Stano theksoi se qëndrimi i BE-së për gjenocidin në Srebrenicë është "shumë i qartë dhe i përsëritur shumë herë" dhe se ai është përmbajtur në konkluzionet relevante të Këshillit Evropian. 

 "BE-ja është shumë e qartë lidhur me atë se çdo vit hedhim poshtë çdo mohim apo relativizim të asaj që ndodhi në Srebrenicë. Hedhim poshtë dhe dënojmë çdo lloj dyshimi mbi faktin se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë", tha Stano.

Sipas tij, ky është një fakt i vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe BE-ja dhe "nuk i pranon të gjitha aktivitetet që synojnë nënçmimin, relativizimin apo mohimin" e atij gjenocidi. 

Hungaria ishte e vetmja anëtare e BE-së që dje në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së votoi kundër rezolutës për Srebrenicën, ndërsa Sllovakia dhe Greqia abstenuan nga votimi. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR