Stërvitje ushtarake e NATO-s, kryesuar nga Gjermania, në Detin baltik
- Në Roshtok sot filloi stërvitja e madhe ushtarake në të cilën marrin pjesë 14 vende-anëtare të NATO-s, në fokus të së cilës është zhvendosja e trupave dhe pajisjes nga Gjermania në Lituani.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:05, 4 shtator, 2025
Berlin, 4 shtator 2025 (MIA) - Në Roshtok sot filloi stërvitja e madhe ushtarake në të cilën marrin pjesë 14 vende-anëtare të NATO-s, në fokus të së cilës është zhvendosja e trupave dhe pajisjes nga Gjermania në Lituani.
Stërvitjen ushtarake "Kvadriga" e kryeson marina gjermane, ndërsa marrin pjesë mbi 8.000 ushtarë nga 14 shtete mes të cilave SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja dhe të gjitha vendet-anëtare të NATO-s të cilat kanë dalje në Detin baltik.
Armata gjermane kumtoi se për stërvitjen ushtarake janë angazhuar 40 anije, 10 aeroplanë dhe mbi 1.800 automjete.
Stërvitja ushtarake do të zgjasë disa javë. ab/
Fotо: МIА arkivi