• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stërvitje "Trojan Footprint 24" në vend nga 16 janari deri më 16 mars të këtij viti

Stërvitje

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Qeveria sot miratoi Informatën nga Ministria e Mbrojtjes për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e vendit me qëllim të pjesëmarrjes në stërvitjen "Trojan Footprint 24" i cili do të realizohet nga data 16 janar deri më 16 mars të këtij viti.

"Do të marrin pjesë 40 pjesëtarë të forcave speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe 12 pjesëtarë të forcave speciale të Republikës së Greqisë me armatim, pajisje, mjete motorike dhe mjete materiale e teknike. Forcat speciale të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive do të marrin pjesë në përgatitjen dhe realizimin e stërvitjes së përbashkët me 55 pjesëtarë (pjesëmarrës në aktivitet dhe logjistikë)", paralajmëron Pres shërbimi i qeverisë.

Lokacione për pjesëmarrje në stërvitjen janë paraparë të jenë PU  "Krivollak", poligonet për stërvitje dhe qitje në garnizonin e Shkupit dhe poligoni për qitje "Kraste" në garnizonin e Shtipit.

Stërvitja dhe trajnimi "Trojan Footprint 24" është pjesë e Planit për organizimin dhe pjesëmarrje të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në stërvitje me karakter ndërkombëtar për vitin 2024 dhe 2025 konform nevojave për planifikim aktiv, organizim, përgatitje dhe realizim të trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta midis aleatëve në NATO.

Foto: arkivi i MIA-s, Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR