• e diel, 22 dhjetor 2024

Spiropali-Ahmeti: Fokusi është në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Spiropali-Ahmeti: Fokusi është në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Tiranë, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Tiranë realizoi takim me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali, ku u diskutua për avancimin e ë drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për të cilat theksuan se "të gjitha dhe duhet të jenë të pakthyeshme".

"Në takim u diskutua për angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për ndërtimin e një shoqërie dhe një vendi plotësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët", shkruan Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Pjesë e diskutimit, siç u tha, ishte edhe "angazhimi i faktorit shqiptar për të përshpejtuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian". sa/

Foto: Parlamenti shqiptar

QËNDRONI TË LIDHUR